Wesley Sneijder, një nga figurat kryesore të Interit të tripletës, tregoi një anekdotë për Mario Balotellin. Sneijder mbërriti në ditën e fundit të merkatos nga Real Madridi dhe së bashku me Milito e Eto’o, udhëhoqi Interin në një sezon historik. Në intervistë për “Ziggo Sport”, ai rrëfeu:
“Mungonin 4 javë deri në fund të sezonit dhe një ditë Mario u largua i zemëruar nga stërvitja. Unë përpiqesha ta qetësoja: Mos e shkatërro tani, vetëm 4 javë të tjera ke në këtë ekip, mund të fitosh gjithçka. Sidoqoftë, ai ishte i revoltuar: Jo, mjaft, po iki”.
Sneijder vazhdoi: “Më pas erdhi Mourinho dhe i thashë që Balotelli kishte ikur dhe se Mino Raiola kishte ardhur ta merrte. Mou tha: Ah, iku? Atëherë do të jetë problem për të, ne do të fitojmë gjithçka dhe unë do ta ndëshkoj në finale të Champions-it, do ta shohësh. Plani ishte të bënte nxemje gjithë pjesën e dytë dhe në minutat e fundit të bëhej zëvendësimi me Materazzi. Para finales informoi edhe Marcon për këtë plan…”
Se si shkoi është histori; Interi fitoi 2-0 ndaj Bayern Munich, teksa Milito shënoi dy gola dhe Balotelli nuk luajti fare.
The post Sneijder për finalen e Champions-it 2010: Mou kishte vendosur të ndëshkonte Balotellin një muaj më parë, në minutën e 92-të… appeared first on Telesport.










