Analisti Baton Haxhiu ka komentuar zhvillimet e fundit që ndodhën në LDK, ku Avdullah Hoti së fundmi kërkoi lidership të ri të partisë.
Haxhiu në emisionin Pressing në T7 tha se renditja e listës për zgjedhje ka shumë rëndësi, e që sipas tij, nëse gabohet në renditjen e saj dhe nuk vendos meritokraci, atëherë do të kesh probleme nëse nuk ke sukses.
Ai e lidh këtë me renditjen e Doarsa Kica Xhelili në numrin 3 në listën e LDK’së, për të cilën pyet se cila është merita e saj.
“Nëse ti gabon në renditjen e listës, dhe nuk vendos meritokracinë, atëherë ti do të kesh probleme nëse nuk ke sukses. Nëse lista bëhet me konsensus partiak, nuk mundesh ti Doarsa Kicën me lon numër 3, e Hykmeten nr 6. Nuk ka logjik politike brenda LDK. Përvec dijes, do ta kesh edhe një meritokraci.
Doarsa Kica vjen nga Lista Guxo dhe futet në nr3 dhe tash secili aty, bën një pyetje PSE? Cila është merita e saj? Cila është beteja e saj?”, tha ai.