“S’mblidhen votat një herë, dy herë, tre herë… pse s’tërhiqeni?”, gazetarja e Top Channel vë në siklet Haxhiun

“Zonja Haxhiu, ju bëj një pyetje tejet personale; pse nuk tërhiqeni? Nuk mbildhen njëherë votat, nuk mbildhen dyherë, nuk mbildhën tre herë, Kosova është në krizë, Parlamenti nuk voton ligje… pse ju personalisht nuk thoni okej mos me kandidoni më mua, gjeni dikë tjetër?”

Ajo e vazhdoi pyetjen me një apel për reflektim dhe zgjidhje pragmatike:

“…gjërat të vijojnë normalisht. Pse ju nuk i thoni zotit Kurti; zotëri mua nuk më votojnë, gjej dikë tjetër nga Vetëvendosja dhe të kandidoj dikush tjetër?”

Haxhiu nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke theksuar se vendimi nuk është individual, por partiak:

“Vetëm VV-ja ka të drejtën ta ndryshojë këtë, ose thotë një emër tjetër. VV-ja e ka propozuar emrin e kandidatit, dhe kjo i takon VV-së.”