Smajljaj paralajmëron: Vendet që i mbron ShBA-ja nuk do të mund të tallen me Trumpin

Politologu Avdi Smajljaj ka paralajmëruar se vendet që i mbron ShBA-ja nuk do të mund të tallen më.

Ai ka bërë me dije se me presidentin Trump kanë ndërruar gjerat.

Në profilin e tij në “Facebook”, Smajljaj ka shkruar se nëse këto vende dëshirojnë të mbijetojën duhet me qenë shumë serioze.

“Me politikat e Presidentit Trump për efiçiencë, besoj se vendet që i mbron ShBA nuk kanë me pasë më luksin e kohën me u tallë në politikën e tyre, duke kalkuluar se objektivat e tyre politike të brendshme e të jashtme i përmbush ShBA me taksat e qytetarëve të ShBA. Nëse duan të mbijetojnë kanë me qenë shumë serioz se kush përfaqëson e bën politikat, dhe ata që zgjedhen kanë me i përmbush obligimet e detyrat e veta politike”, ka shkruaj Smajljaj.