Smajl Latifi vazhdon të dalë i pari në Rahovec

Në qytetin e “rrushit” në Kosovë, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit po prin Smajl Latifi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai ka marrë 40.17% të votave, apo 6,434 vota.

Pas tij vjen Ali Dula i Lëvizjes Vetëvendosje me 22.68%, apo 3 mijë e 677 vota.

I treti del të jetë Burim Krasniqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 22.57%, apo 3 mijë e 659 vota.

Deri në orën 21:54 janë numëruar 60 vendvotime nga 77 sa janë gjithsej, apo 16 mijë e 212 vota nga 59 mijë e 573 qytetarë. /Klankosova.tv

The post Smajl Latifi vazhdon të dalë i pari në Rahovec appeared first on Klan Kosova.