Në konferencën e fundit për shtyp, Arne Slot ka zbuluar se Federico Chiesa “nuk ishte i kënaqur” me vendimin për ta lënë jashtë listës së skuadrës për ndeshjet e Champions League, por trajneri holandez shton se italiani i dha “përgjigjen që donte të dëgjonte prej tij”.
“Sigurisht që ishte e vështirë për mua si trajner, është e vështirë edhe për atë si lojtar. Ai nuk ishte i kënaqur me këtë vendim, por e kuptoi argumentin. Ai dha përgjigjen që dëshiron të dëgjosh nga një lojtar, dhe ai do të jetë aty për të ndihmuar në kupat e tjera dhe në ligë.
Chiesa ka punuar shumë këto ditë për të qenë gati për ndeshjet e ardhshme, gjë që është edhe më e rëndësishme se ajo që të thotë një lojtar”, tha Arne Slot.
Kujtojmë që Slot e la Chiesa-n jashtë listës për Champions League për shkak të konkurrencës së madhe në repartin e sulmit dhe holandezi beson më shumë te sulmuesit e tjerë sesa tek italiani.
The post Slot tregon si e priti Chiesa vendimin për ta lënë jashtë skuadrës në Champions League appeared first on Telesport.