Nuk ka pushim për Liverpool, që përgatitet për ndeshjen e radhës, atë në Carabao Cup ndaj Cristal Palace. Trajneri Arne Slot kërkon një reagim nga të tijtë, që nuk po kalojnë një moment të mirë në Premier League.
“Ne jemi përballur tashmë me Palace në Premier League këtë sezon, dhe rezultati në atë rast nuk ishte ai që do të kishim shpresuar. Goli i tyre i fitores erdhi shumë vonë në atë rast, pasi ne kishim barazuar pas një pjese të parë të vështirë për ne”, tha holandezi.
Më tej, Slot tha: “Duhet të jemi të vetëdijshëm jo vetëm për problemet që mund të shkaktojnë, por edhe për aftësinë e tyre për të vazhduar deri në fishkëllimë përfundimtare. Ne duhet të bëjmë lojën tonë dhe të përmirësohemi”.
“Ende nuk kam marrë një vendim përfundimtar për ekipin që do të përdorim për këtë ndeshje. Duhet të stërvitemi dhe të kontrollojmë disponueshmërinë, por lojtarët që përdorim do të duhet të jenë gati për t’u përballur me një ekip si Palace”, tha Slot.
The post Slot: Të vetëdijshëm për problemet që kemi, të gjithë duhet të jenë gati për të sakrifikuar appeared first on Telesport.










