Slot: Te Liverpool duhet të fitosh gjithnjë trofe, menaxhimi i lojtarëve po bëhet i vështirë

Kur je te Liverpool, qëllimi është të fitosh çdo trofe, veçanërisht atë të Premier League. Por, ne e kemi bërë këtë vetëm dy herë në tridhjetë vitet e fundit”, u shpreh trajneri i Liverpool, Arne Slot, në prag të ndeshjes së sotme në Champions League.

Ne duam të jemi konkurrues në çdo garë ku marrim pjesë, por realiteti është se në tre vitet e fundit kemi fituar vetëm një Kupë të Ligës dhe një titull të Premier League”, shtoi më tej trajneri holandez i “reds”.

Ai shtoi se menaxhimi i ngarkesës së lojtarëve është një vështirësi e madhe për të: “Nuk është shqetësim, por është një vështirësi. Ne kemi vetëm një “numër 9” në dispozicion për muajt e ardhshëm”.

“Dua të theksoj respektin që kam për lojtarët. Janë gjithmonë të njëjtët lojtarë që duhet të luajnë në çdo ndeshje. Ata duhet ta bëjnë këtë në rrethana të vështira. Me këtë dua të them se rezultatet nuk janë të duhurat dhe ne po shqyrtohemi me kujdes“, tha Slot.

The post Slot: Te Liverpool duhet të fitosh gjithnjë trofe, menaxhimi i lojtarëve po bëhet i vështirë appeared first on Telesport.