Liverpool mposhti Preston 3-1 në një ndeshje miqësore, e para për kampionët e Premier League, që përgatiten për sezonin e ri. Një ndeshje që ishte tejet emocionale për lojtarët e “Reds”, e para për ta që pas vdekjes disa ditë më parë të sulmuesit portugez Diogo Jota.
Para takimit u mbajt një minutë heshtje, ndërsa pas ndeshjes lojtarët e Liverpool qëndruan dhe shkuan te tifozët ndërsa këndonin këngën e Jota. Golat e Conor Bradley, Darëin Nunez dhe Cody Gakpo i dhanë fitoren Liverpool, ndërkohë që trajneri Arne Slot foli për këtë moment.
“Nëse duam të qeshim, do të qeshim, nëse duam të qajmë, do të qajmë. Ne gjithmonë do ta mbajmë atë në zemrat dhe mendimet tona, kudo që të shkojmë. Asgjë nuk duket se është e rëndësishme nëse mendojmë për atë që ka ndodhur. Por ne jemi një klub futbolli dhe duhet të stërvitemi, të luajmë përsëri duam apo jo”, tha Slot.
“Është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura sepse ne debatojmë vazhdimisht se çfarë është e përshtatshme në veprimet tona. Kjo ndeshje ishte e vështirë për ne, në të gjitha drejtimet. Duhet të luajmë e fitojmë edhe për të. Pra, le të përpiqemi të jemi edhe vetvetja edhe në të ardhmen“, deklaroi Arne Slot.
The post Slot: Për Liverpool ishte e vështirë të luante këtë ndeshje të parë pa Diogo Jota appeared first on Telesport.