Slot: Nuk kam asnjë problem për të zgjidhur me Salah, ai është njësoj si çdo lojtar tjetër i Liverpool

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, u shpreh sot se nuk ka asnjë problem për t’u zgjidhur me Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian bëri një paraqitje të mirë në fitoren 2-0 ndaj Brighton, ndeshje që e nisi nga stoli, duke dhënë një assist.

Salah nuk ishte grumbulluar mesjavën e kaluar në ndeshjen e Champions League kundër Inter. Trajneri holandez e riktheu egjiptianin në skuadër dhe ai menjëherë la gjurmë, pak para se të nisej për në Egjipt për të luajtur me kombëtaren.

Për mua, nuk ka asnjë problem për t’u zgjidhur. Ai tani është i njëjtë me çdo lojtar. Ne flasim me lojtarët si kur janë të lumtur ashtu dhe kur janë të pakënaqur. Nuk ka asgjë për të cilën unë të flas pas asaj që ndodhi kundër Leeds pas ndeshjes,” tha Slot.

Arsyeja pse ai nuk ishte në Milano ishte intervista e tij. Pyetja është gjithmonë, dhe secili ka një mendim të ndryshëm për këtë, nëse ai duhet lënë në stol një herë, dy herë, katër herë, katër muaj, 12 muaj, 12 vjet”, shtoi Slot.

Çdo menaxher merr vendime të ndryshme. Ai nuk ishte i përfshirë në ndeshjen kundër Inter dhe unë fola me të ditën e premte. Nuk them kurrë asgjë për atë që flasim, por mendoj se veprimet flasin më shumë se ajo që është thënë”, tha holandezi.

Ai ishte përsëri në skuadër dhe kur më duhej të bëja zëvendësimin tim të parë, e solla në fushë dhe ai luajti ashtu siç çdo tifoz, mendoj, përfshirë edhe mua, do të donte që ai të luante“, përfundoi Arne Slot.

The post Slot: Nuk kam asnjë problem për të zgjidhur me Salah, ai është njësoj si çdo lojtar tjetër i Liverpool appeared first on Telesport.