Slot: Mendoj se Anfield po e humbet efektin e frikës kur rivalët vijnë të luajnë në shtëpinë tonë

Trajneri Arne Slot pranoi se “Anfield” mund të jetë duke humbur faktorin e frikës, pasi Liverpool u detyrua të barazonte 1-1 ndaj Sunderland, pasi rikuperoi disavantazhin fillestar të miqve.

Florian Wirtz i dha barazimin “reds” 10 minuta nga fundi, ndërkohë që Chiesa shpëtoi barazimin në shtesë, kur hoqi topin  nga vija e portës.

Është e qartë se ekipet që luajnë me ne mendojnë se mund të marrin një rezultat edhe kur vijnë në Anfield” tha Slot, ekipi i të cilit shmangu me vështirësi humbjen e 10-të në 14 ndeshje.

Në pjesën e dytë kishte vetëm një ekip që kishte topin. Por, nëse do të kishin një goditje dënimi, ata mund ta çonin atë në gjysmën tonë me një top të gjatë dhe ky është një rrezik për ne”, tha Slot.

Ata kanë treguar se janë një kërcënim të fortë me goditjet standarde. Gjëja e mirë është se nuk pësuam gol nga një goditje e caktuar. Shpresoja për më shumë, por e dija sa e vështirë ishte”, tha Slot.

The post Slot: Mendoj se Anfield po e humbet efektin e frikës kur rivalët vijnë të luajnë në shtëpinë tonë appeared first on Telesport.