Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka folur para mediave në prag të ndeshjes që kampionët e Premier League do të luajnë ndaj Arsenal. Ai u shpreh se është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion.
“Para së gjithash, jam i kënaqur me skuadrën që kemi. Është në përputhje me mendimin tim, të drejtorin sportiv dhe pronarëve. “Ky grup lojtarësh është i talentuar nëse të gjithë janë të disponueshëm”, tha Slot.
Ai vuri theksin te dëmtimet, që pengojnë skuadrën të japë maksimumin: “Asgjë e mirë nuk vjen nga lëndimet. Më vjen keq sepse kemi shpenzuar kaq shumë gjatë verës dhe nuk po korrim frytet e duhura”.
“Si ata që luajnë ashtu dhe ata që janë në stol janë lojtarë të mrekullueshëm. Ky klub është në një pozicion shumë të mirë nëse të gjithë janë të disponueshëm, në të ardhmen e shkurtër dhe afatmesme deri në afatgjatë“, tha Slot.
The post Slot: Ky ekip është i jashtëzakonshëm, mund të bëjmë mrekullira nëse jemi të gjithë të disponueshëm appeared first on Telesport.










