Slot: Kur luan në ekipe si Liverpool gjithnjë duhet të fitosh dhe provosh se e meriton të jesh aty

Skuadra e Liverpool do të luajë sot në Champions League ndaj PSV. Një ndeshje delikate për “reds”, që nuk po kalojnë një moment të mirë. Trajneri i Liverpool, Arne Slot, foli mbi çështjen e mundshme të vetëbesimit në ekip, pas zërave për një largim të mundshëm.

Nuk mendoj se ka pasur ndonjë problem besimi deri më tani. Ne gjithnjë krijojmë gjithnjë kaq shumë raste, por nuk shënojmë dot. Megjithatë, pashë një ekip që u përpoq shumë”, deklaroi Slot.

Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, më shumë në mbrojtje. Nuk po flas vetëm për vijën mbrojtëse, por për të gjithë ekipin. Gjithashtu, me topin nuk po bëjmë shumë gjëra ndryshe nga sezonin e kaluar. Dallimi i madh, padyshim, është numri i golave ​​që po pësojmë”, deklaroi trajneri holandez.

Kur punon në një klub të këtij niveli, duhet ta provosh vlerën tënde çdo ditë. Nuk mund të thuash: fituam kampionatin, bëmë këtë apo atë, kështu që tani mund të relaksohemi. Ndeshja tjetër është gjithmonë më e rëndësishmja dhe duhet ta provosh veten çdo herë. Kjo është e vërtetë për mua, kjo është e vërtetë për lojtarët”, shtoi Slot.

Më tej, ai tha: “Në këtë mjedis nuk mund të ndalesh kurrë, gjithmonë duhet të shtysh përpara kur gjërat shkojnë mirë, por veçanërisht kur nuk shkojnë. Këtë gjë duhet t’ia vërtetoj vetes, lojtarëve dhe të gjithë atyre që punojnë me ekipin. E veçanërisht tifozëve tanë”.

The post Slot: Kur luan në ekipe si Liverpool gjithnjë duhet të fitosh dhe provosh se e meriton të jesh aty appeared first on Telesport.