Slot: Kriza vjen si pasojë e ndryshimeve që pësoi ekipi, lojtarët duhet ta nderojnë këtë fanellë

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, kërkon që skuadra e tij të ndryshojë sa më shpejt fytyrë pas një muaji tetor mjaft të vështirë. Ai shprehet se revolucioni që pësoi skuadra këtë verë po ndikon në këto rezultate dhe shpreson që situate të përmirësohet.

Kjo fazë ka të bëjë me faktin se kur ndryshon shumë gjatë verës duhet edhe pak më shumë kohë për t’u përshtatur. Nuk prisja që të shkonte me katër humbje radhazi. Janë humbje radhazi, por në gjashtë ndeshjet e fundit, pesë kanë qenë jashtë fushe”, tha Slot.

Nëse je në një seri rezultatesh si kjo, nëse luan për Liverpool, nëse menaxhon Liverpool, e di që presioni është aty dhe nuk mendoj se ka ndryshuar shumë pas këtyre humbjeve. Të shtunën, dua që lojtarët tanë do të tregojnë se sa shumë do të thotë për ta të luash për këtë fanellë”, shtoi Slot.

Tifozët tanë do të jenë jashtëzakonisht mbështetës për ne të shtunën. Por, përsëri, përballemi me një ekip që ka pushuar gjatë javës për të luajtur kundër nesh, dhe ai është Aston Villa. Po pësojmë shumë gola dhe duhet ta rregullojmë këtë problem”, tha holandezi.

The post Slot: Kriza vjen si pasojë e ndryshimeve që pësoi ekipi, lojtarët duhet ta nderojnë këtë fanellë appeared first on Telesport.