Slot: Krijojmë shumë por shënojmë pak, kjo është zhgënjyese me cilësitë që kemi në sulm

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka folur për mediat në prag të ndeshjes që “reds” do të luajnë të mërkurën ndaj Gallatasaraj në Champions League. Anglezët u mundën 1-0 në Stamboll javën e kaluar dhe do të kërkojnë përmbysjen në “Anfield” pas 48 orësh.

Kjo ndeshje vjen pas barazimit zhgënjyes 1-1 në shtëpi ndaj Tottenham, që konfirmoi problemet që kanë shfaur këtë sezon kampionët e Anglisë, me golat e pësuar në minutat e fundit apo kohën shtesë.

Në përgjithësi, kemi pësuar shumë gola, që na kanë penguar për të marrë sasinë e pikëve që ky klub është mësuar. Nuk ka qenë gjithmonë kështu dhe kjo është një nga gjërat që duhet të përmirësojmë”, tha Slot.

Mendoj se po performojmë dobët në aspektin e rasteve që krijojmë dhe sasisë së golave ​​që shënojmë. Kjo është zhgënjyese nëse shikoni se sa cilësi sulmuese kemi. Nëse nuk je në gjendje të shënosh mjaftueshëm, atëherë duhet të jesh në gjendje të mbash portën e paprekur dhe kjo duket e vështirë këtë sezon”, shtoi holandezi.

Më tej, Slot pranon se shumë gjëra nuk janë perfekte: “Rezultati është e vetmja gjë që ka rëndësi dhe rezultati zakonisht të jep një ndjesi më të mirë ose më negative në lidhje me performancën. Ne kurrë nuk jemi në gjendje të shënojmë më shumë se sa kemi, kështu që gjithmonë presim më shumë gola sesa krijojmë”.

“Ka pjesë të lojës sonë ku patjetër duhet të përmirësohemi dhe kjo është edhe arsyeja pse jemi në këtë pozicion, sepse jo gjithçka shumë gjëra nuk janë perfekte. Dhe si rezultat i kësaj, nuk jemi në gjendje të fitojmë ose të marrim aq shumë pikë sa duam”, deklaroi Slot.

The post Slot: Krijojmë shumë por shënojmë pak, kjo është zhgënjyese me cilësitë që kemi në sulm appeared first on Telesport.