Slot: Kjo ishte ndeshja perfekte e Liverpool, më pëlqeu pothuajse çdo minutë

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka mbetur i kënaqur nga fitorja 4-0 e skuadrës së tij ndaj Gallatasaraj në sfidën e kthimit të Champions League. Në “Anfield”, skuadra vendase përmbysin disavantazhin 0-1 të sfidës së parë në Turqi, duke avancuar në çerekfinale.

Më pëlqeu pothuajse çdo minutë. Më pëlqeu mënyra se si luajtëm, mënyra se si ushtruam presion, reagimi i tifozëve kur Galatasaray po bënte atë që prisja prej tyre. Ata ishin në fushë duke u përpjekur të na vrisnin vrullin, por tifozët reaguan menjëherë dhe kështu bënë edhe lojtarët tanë”, tha slot.

E vetmja gjë për të cilën mund të ankohesha ishte se gjatë gjithë këtij sezoni kemi krijuar kaq shumë raste dhe kemi shënuar shumë pak. Madje edhe dje kemi shënuar më pak se sa kemi krijuar”, shtoi trajneri i Liverpool.

Më tej, Slot komentoi: “Pati kaq shumë raste dhe gjëja e mirë është se kemi pasur pjesë shumë të mira. Më pas, kemi ulur intensitetin tonë për rreth 10 minuta, kur zakonisht shënon skuadra tjetër. Ekipi tjetër nuk pati asnjë shans. Ne vazhduam të krijonim rastet tona dhe është një fitore e mirë, një performancë e mirë.”

The post Slot: Kjo ishte ndeshja perfekte e Liverpool, më pëlqeu pothuajse çdo minutë appeared first on Telesport.