Slot: Kjo është një tjetër humbje e rëndë, duhet të përballemi me këtë situatë dhe të ecim përpara

Një tjetër humbje e rëndë dhe therëse në shtëpi për Liverpool, që u mund 1-4 ndaj PSV Eindhoven. Trajneri i “reds”, Arne Slot, foli rreth krizës aktuale të ekipit të tij. “Emocionet janë shumë negative dhe zhgënjyese. Duke filluar me mënyrën se si pësuam golin e parë”, tha Slot.

Dua të jem pozitiv për reagimin e lojtarëve kur po humbisnim 0-1. U kthyem në lojë dhe patëm mundësinë të shkonim 2-1 përpara. Nuk mendoj se dikush mendonte se do të humbnim 4-1”, deklaroi trajneri i Liverpool.

Për ankesat e Van Dijk për gjyqtarin, ai shtoi: “Ai mori një shtytje të vogël. E humbi ekuilibrin, prandaj ngriti krahun dhe bëri prekjen me dorë. Patëm disa shanse të mira për ta bërë rezultatin 2-2, por pësuam një gol tjetër. Është e vështirë ta pranosh humbjen”.

Pasi pësuam golin e parë, pashë një reagim që dua ta shoh. Mentaliteti që pashë pas atij goli ishte ai që shpresoja. Edhe pas 2-1, vazhduam të kërkonim golin. Rezultati përfundimtar është 4-1, dhe kjo është një humbje e rëndë“, deklaroi Slot.

E vetmja mënyrë për të ecur përpara tani është të përballemi me atë ku jemi dhe të luftojmë vërtet fort. Ndjesia që kam është se pas 45 minutash, nuk pret që të jetë 1-1, pret të jesh përpara. Reagimi i lojtarëve është ai që pret nga një lojtar i Liverpool”, tha Slot.

The post Slot: Kjo është një tjetër humbje e rëndë, duhet të përballemi me këtë situatë dhe të ecim përpara appeared first on Telesport.