Slot: Kjo është ajo që dëshiron UEFA, ndeshje e denjë për çerekfinale Champions-i

Liverpool-i fitoi përsëri në minutat e fundit, për herë të pestë radhazi, duke mposhtur Atlético Madridin në Champions League, falë golit të Van Dijk në minutën e 92-të. Trajneri Slot komentoi: “Një mbrëmje e madhe europiane në ‘Anfield’.

Kjo është ajo që UEFA dëshiron, ndeshje e fortë si një çerekfinale Champions-i. E filluam mirë, krijuam shumë raste për ta mbyllur ndeshjen. Atlético gjithmonë kërkon të rikthehet në lojë, por me mentalitetin tonë ia dolëm të fitonim”.

Slot theksoi edhe rëndësinë e kondicionit fizik: “Është shenjë e mirë fizike që arrijmë të presim deri në fund. Goditja me kokë e Van Dijk tregon mentalitet dhe cilësi. Mund të kishim shënuar më herët, por historinë e bën goli i fundit. Wirtz? Shkoi afër golit disa herë dhe krijoi raste. Kushtet e tij përmirësohen çdo ndeshje. Ka nevojë të adaptohet, por m’u duk shumë mirë sonte”.

The post Slot: Kjo është ajo që dëshiron UEFA, ndeshje e denjë për çerekfinale Champions-i appeared first on Telesport.