Slot: Kam nevojë për të gjithë lojtarët, po mundohem t’i alternoj për të shkuar deri në fund të sezonit

Liverpool avancon në FA Cup pas fitores 4-1 ndaj Barnsley, ndeshje ku trajneri Arne Slot hodhi në fushë mjaft nga rezervat, që kanë luajtur pak këtë sezon. Trajneri holandez komentoi mbi zgjedhjet e formacionit.

Është shumë e rëndësishme që çdo ekip të ketë një skuadër të fortë dhe me stol të fortë. E pamë këtë kur luajtëm kundër Arsenal. Në Kupë e ndryshova pak formacionin, pasi ishte një ndeshje ndryshe nga të tjerat”, tha Slot.

E kemi marrë shumë seriozisht këtë garë dhe nuk pata mundësinë të bëja më shumë ndryshime. Nuk munda të bëja 11 zëvendësime. Mund ta bëja, por do të më duhej të merrja edhe lojtarët e U21 dhe U18”, shtoi holandezi.

Mendoj se ndeshja e djeshme tregoi se na duheshin shumë lojtarë të ekipit të parë për ta fituar këtë ndeshje. Nuk po e them këtë si kompliment për veten time, por mendoj se mora vendimin e duhur duke luajtur me shumë nga lojtarët e ekipit të parë”, tha Slot.

Në këtë pjesë të sezonit kam nevojë për të gjithë lojtarët. Mund t’i zëvendësoj shumë ose mund t’i alternoj dhe mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë, pasi sezoni është ende i gjatë”, tha Slot.

The post Slot: Kam nevojë për të gjithë lojtarët, po mundohem t’i alternoj për të shkuar deri në fund të sezonit appeared first on Telesport.