Ndeshjet e raundit të tretë të FA Cup do të mbyllen sot me sfidën mes Liverpool dhe Barnsley. Një ndeshje që për trajnerin e “Reds” Arne Slot nuk duhet nënvlerësuar. “Të gjithë e dimë se në FA CUP ose në gara të këtij lloji diçka mund të ndodhë “, tha Slot.
Liverpool kërkon hakmarrje, duke pasur parasysh se sezonin e kaluar i thanë lamtumirë turneut që në raundin e tretë duke u eliminuar nga Plymouth. Trajneri holandez nuk ka ndërmend ta marrë këtë angazhim lehtë.
“Barnsley, sapo jam informuar, herën e fundit që luajti kundër nesh na mundi. Ishte viti 2008, në stadiumin tonë. Kështu që i marrim shumë seriozisht, ashtu siç e morëm seriozisht Plymouth vitin e kaluar“, shtoi holandezi.
Lidhur me zgjedhjet e formacionit, të cilat mund të përfshijnë rotacione të ndryshme si një vit më parë, ai tha: “Njerëzit ende debatojnë nëse e shikojnë formacionin kundër Plymouth, por pastaj duhet t’u shpjegoj edhe një herë pse e bëmë”.
Midis lojtarëve të disponueshëm, Ekitike mund të rikthehet: “Ai nuk është 100% i sigurt, por ne do të bëjmë gjithçka që ta kemi të disponueshëm të hënën“.
The post Slot i trembet një tjetër eliminimi të turpshëm nga FA Cup: Në evente të tilla gjithçka mund të ndodhë appeared first on Telesport.










