Slot i thur lavde Salah: Ajo që bëri ndaj Gallatasaraj pas një penalltie të humbur është e jashtëzakonshme

Shumë veta vunë në dyshim në mes të sezonit nëse trajneri i Liverpool, Arne Slot, mund ta kapërcente përçarjen e tij me Mohamed Salah. Tani, ata po vënë në dyshim nëse ai është njeriu që do ta nxjerrë Liverpool nga rënia e tyre. Të mërkurën në mbrëmje, Salah tregoi se cfarë ishte në gjendje të bënte.

“Thotë shumë për Salah fakti që pasi humbet një penallti, pak para përfundimit të pjesës së parë, kjo ndonjëherë mund të jetë e vështirë për një individ ose për një ekip. Por ai tregoi se është një kampion. E gjithë skuadra“, tha Slot.

Kemi pasur shumë pengesa këtë sezon, shumë pjesë të para ose të dyta ku kemi krijuar rast pas rasti, por pa shënuar. Mo Salah dhe ekipi dolën në pjesën e dytë dhe e treguan veten. Ai shënoi një gol të jashtëzakonshëm që ai e ka realizuar kaq shumë herë në këtë stadium dhe për këtë klub”, shtoi trajneri i Liverpool.

Më tej, Slot tha: “Kjo tregon shumë për forcën e tij mendore, por padyshim edhe për ekipin, sepse vështirësitë janë diçka për të cilën mund të flasim patjetër në këtë sezon.”

The post Slot i thur lavde Salah: Ajo që bëri ndaj Gallatasaraj pas një penalltie të humbur është e jashtëzakonshme appeared first on Telesport.