Slot heq dorë nga mbrojtja e titullit: Liverpool do të përpiqet të fitojë Champions League dhe FA Cup

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, pas humbjes së fundit në Premier League, ka konfirmuar se tashmë ka hequr dorë nga mbrojtja e titullit. Ai është fokusuar në dy turnetë e tjerë ku “reds” janë ende në garë këtë sezon.

Ne gjithmonë e gjejmë çdo ndeshje që luajmë shumë të rëndësishme dhe gjithmonë e gjejmë çdo trofe që mund të fitojmë shumë të rëndësishëm. Sezonin e kaluar u përpoqëm të fitonim katër, por edhe këtë sezon e nisëm me këtë objektiv”, tha Slot.

Dy tashmë nuk janë më të mundura: Premier League dhe Kupa e Ligës. Dy turnetë e tjerë në të cilat jemi ende në garë do të përpiqemi t’i fitojmë, siç kemi provuar gjithmonë në këtë klub. Ky mbetet një objektiv i madhe për ne”, shtoi Slot.

Më tej, trajneri holandez kërkoi më shumë nga sulmi edhe për faktin se Cody Gakpo ka shënuar një gol në nëntë ndeshje: “Kohët e fundit jam ulur këtu mjaft shpesh me këto statistika. Javën e kaluar ishte Mo, këtë javë është Cody”.

“E kemi shumë topin në zotërim, por duhet të krijojmë më shumë. Nuk jemi të fundit në ligë për sa i përket krijimit të rasteve, por jemi skuadra që ka më shumë posedim të topit. Ndaj, pres të krijojmë më shumë, por kjo nuk është ajo që po bëjmë”, tha Slot.

Nga lojtarë si Cody, si Mo, presim shumë, pasi edhe ata presin nga vetja të shënojnë më shumë ose të asistojnë më shumë. Sulmi nuk varet vetëm nga Cody dhe Mo, ashtu siç mbrojtja nuk varet vetëm nga Ibou dhe Virgil”, tha Slot.

Le të sigurohemi që të krijojmë edhe më shumë, gjë që duhet të jetë e mundur me cilësinë që kemi. Pastaj golat do të vijnë edhe për këta lojtarë“, përfundoi Arne Slot para ndeshjes së FA Cup kundër Wolves që luhet sot.

The post Slot heq dorë nga mbrojtja e titullit: Liverpool do të përpiqet të fitojë Champions League dhe FA Cup appeared first on Telesport.