Trajneri i Liverpool, Arne Slot, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Premier League kundër Burnley. Ai ka komentuar rikthimin e Mohamed Salah pas polemikave të fundit dhe grumbullimit të tij me kombëtaren e Egjiptit.
“Para së gjithash, ai do të luajë edhe një ndeshje të rëndësishme për Egjiptin të shtunën (kundër Nigerisë, ndeshjet eliminatore për vendin e 3-4) dhe pastaj do të kthehet. Jam i lumtur që do të rikthehet”, tha Slot.
“Mo ka qenë shumë i rëndësishëm për këtë klub dhe për mua, kështu që jam i lumtur që është kthyer. Edhe nëse do të kisha 15 sulmues, do të isha i lumtur ta shihja përsëri, por kjo nuk është situata jonë. Jam i lumtur që e kam përsëri pas një ndeshjeje të rëndësishme nesër“, deklaroi Slot.
The post Slot: Edhe sikur të kisha 15 sulmues jam i lumtur që ai do të rikthehet të luajë me Liverpool appeared first on Telesport.










