Fitorja 1-0 në “San Siro” ndaj Inter duket se ka rikthyer disi entuziasmin te Liverpool pas një jave të vështirë, ku çështja Salah kishte acaruar të gjithë. “Sigurisht që thuhen shumë gjëra dhe mendoj se kjo gjithmonë ndikon edhe te ekipi“, tha trajneri i Liverpool, Arne Slot.
“Nëse je në dhomën e zhveshjes së një ekipi dhe sheh se ka diskutime mes një lojtari dhe trajnerit apo me klubin kjo normalisht ndikon pak edhe te lojtarët e tjerë. Sidomos kur ai lojtar është i rëndësishëm dhe kaq me ndikim te skuadra”, shtoi Slot.
Më tej, trajneri holandez komentoi: “Të gjithë bëjnë gabime në jetë, kështu që gjëja e parë duhet të jetë: A mendon lojtari se ka bërë edhe ai një gabim? Nuk është kurrë mirë të shohësh diçka të tillë t’i ndodhë njërit prej shokëve të ekipit”.
“I gjithë fokusi tani duhet të jetë te ndeshja e radhës. Skuadra ka kapacitete për ta kaluar këtë situatë dhe të gjithë duhet të mendojmë për përballjen tjetër. Kjo fitore në Champions duhet të na shërbejë si një trampolinë dhe të lëmë polemikat”, tha slot.
The post Slot: “Çështja Salah” ka prekur gjithë ekipin, fitorja ndaj Inter duhet të na motivojë për të ardhmen appeared first on Telesport.











