Liverpool mbetet ende në garë për një vend në Champions League pas fitores 1-0 ndaj Sunderland një ditë më parë në Premier League. Goli i kapitenit Van Dijk ishte vendimtar në këtë triumf.
Trajneri i Liverpool, Arne Slot, duke komentuar këtë sukses, tha: “Në pothuajse të gjitha gjërat që bëmë, i bëmë shumë mirë. Na u desh të mbroheshim shumë nga topat e gjatë dhe nga goditjet standarde dhe e bëmë këtë shumë mirë”.
“Nëse gjeneron kaq shumë raste, duhet të shënosh më shumë se një gol. Por kjo ishte e mjaftueshme, pasi u mbrojtëm shumë mirë në të gjitha fazat e ndeshjes. Nëse luan për Liverpool, çdo ndeshje është e domosdoshme për t’u fituar”, shtoi Slot.
“Sezonin e kaluar kur ishim në krye të Ligës, duhej të fitonim dhe tani që jemi në këtë pozicion ndiejmë të njëjtën gjë. Ky është presioni që duhet të përqafosh te Liverpool, përndryshe je në vendin e gabuar“, tha Slot.
Egjiptiani Mohamed Salah dha asistin e tij të 92-të në Premier League për Liverpool, duke e barazuar rekordin e legjendës Steven Gerrard, me më shumë asiste në ndeshje me fanellën e “reds”.
The post Slot: Çdo ndeshje dhe fitore është e rëndësishme kur luan për Liverpool appeared first on Telesport.










