Trajneri i Liverpool, Arne Slot, beson se ndeshja e kthimit në “Anfield” mund të ndihmojë në frymëzimin e “reds” për një përmbysje ndaj PSG në çerekfinalet e Champions League. Francezët fituan dje 2-0 në Paris në ndeshjen e parë, ndërsa javën e ardhshme do të luhet sfida e kthimit në Angli.
I pyetur për shanset e tyre për të kaluar në gjysmëfinale, Slot tha: “Ndoshta duhet t’i referohem sezonit të kaluar, asaj që më jep ndjesinë më të mirë dhe duhet t’i referohem historisë së këtij klubi, sa ndikim mund të ketë Anfield për një performance”.
“PSG ishte padyshim skuadra më e mirë dje, mund të kishte shënuar më shumë se dy gola. Por gjëja e mirë ishte se lojtarët e Liverpool treguan shpirt luftarak dhe vazhduan të luftojnë”, shtoi më tej Slot.
Trajneri holandez, më pas komentoi: “Pothuajse çdo herë që ata kishin një gjuajtje, kishim shumë lojtarë pas topit ose duke mbrojtur zonën tone. Kjo ishte e nevojshme sepse nëse nuk kthehesh mbrapsht, këta lojtarë, si ata të City, janë në gjendje të të dëmtojnë shumë”.
“Në ndeshjen e kthimit duhet të kemi një performancë më të mirë dhe patjetër që kemi nevojë që tifozët tanë të na ndihmojnë. Duhet të krijojmë një atmosferë ku mund të ngrihemi në një nivel më të mirë sesa arritëm dje në Paris”, tha Slot
The post Slot: Besoj se “Anfield” mund të na frymëzojë për të bërë përmbysjen kundër PSG appeared first on Telesport.









