Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i lu*ftës në Palestinë

Qeveria e Sllovenisë ka marrë vendim për të shpallur dy ministra izraelitë persona të padëshiruar, për shkak të, siç është arsyetuar, nxitjes së dhunës dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut ndaj popullit palestinez.

Ky vendim është bërë i ditur për publikun nga ministrja e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon, e cila theksoi se kjo është hera e parë që një shtet anëtar i Bashkimit Evropian ndërmerr një hap të tillë.

“Me këtë po dërgojmë një mesazh të qartë për autoritetet izraelite se vrasjet e civilëve, pastrimi etnik dhe sjelljet me elementë të gjenocidit duhet të ndalen,” deklaroi Fajon. Ajo paralajmëroi gjithashtu se qeveria sllovene po përgatit masa shtesë kombëtare, me shpresën se edhe vendet e tjera evropiane do ta ndjekin këtë shembull.

The post Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i lu*ftës në Palestinë appeared first on Kosovapost.net.