Sllamniku nxjerr video: Ja i kujt është trupi në morg

Konsipracionisti Arianit Sllamniku sot ka qenë i ftuar në “Klan Kosova Today” ku ka folur përsëri për Faton Hajrizin.

Sllamniku i cili po vazhdon të pretendon se Hajrizi është i gjallë, e ka ‘zbuluar’ edhe një detaj të ri, transmeton Insajderi.

Ai ka thënë se edhe veshi i djathtë i trupit për të cilin mediat serbe raportuan se është i Hajrizit, nuk është i njëjtë.

Sllamniku përmes një fotoje e bëri këtë krahasim teksa theksoi se Faton Hajrizit i duket veshi krejtësisht ndryshe në intervista televizive.