Skuqet Conte. Napoli nuk dorëzohet dhe del me 1 pikë nga “San Siro”(video)

Inter ka barazuar 2-2 ndaj Napolit, në kryesfidën e javës së 20-të e luajtur në “San Siro”. Zikaltrit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 9-të, me një zbritje të shpejtë në zonë, Marcus Thuram asiston për Federico Dimarco, ky i fundit dërgon topin në rrjetë me një goditje të fortë me të majtën.

Barazimi i Napolit do të vinte në minutën e 26-të, ku Scot McTominay mposhti Yann Sommer, pas një topi të futur në zonë nga Eljif Elmas. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Në minutën e 72-të, pas një kontakti në zonë mes Henrikh Mkhitaryan dhe Amir Rrahmanit, zikaltrit fitojnë një penallti mjadft të kontestuar nga napolitanët. Antonio Conte ndëshkohet me karton të kuq për shkak protestash. Hakan Calhanoglu i tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon Interin në avantazh.

Megjithatë, miqtë nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 81-të, sërish me Scott McTominay. Pas një topi të Politano në zonë dhe asistit të Noa Lang, McTominay mposht për herë të dytë Yann Sommer.

Rezultati final 2-2. Inter ndalet pas 6 fitoreve rresht në Serie A, por kryeson renditjen me 43 pikë, 3 pikë më shuëm se Milan i vendit të dytë. Napoli mban vendin e tretë me 39 pikë.

SHIHGOLAT

The post Skuqet Conte. Napoli nuk dorëzohet dhe del me 1 pikë nga “San Siro”(video) appeared first on Telesport.