“Skuqet” Allegri. Milan i falet Luka Modric dhe fiton ngushtë ndaj Bologna (video)

Milan ka fituar 1-0 në “San Siro” ndaj Bologna, sfidë e vlefshme për javën e tretë në Serie A. Një pjesë e parë e jo e mirë për kuqezinjtë, pa shumë raste, e cila mbyllet në barazim pa gola.

Në minutën e 55-të, Mike Maignan lë fushën e lojës i dëmtuar në pulpë dhe në vend të tij futet Pietro Terracciano, ndeshja e parë me kuqezinjtë. Në vijim do mësohet edhe shkalla e dëmtimit të portierit francez dhe sa kohë do mungojë.

Në minutën e 60-të, Luka Modric e bën “sefte” dhe shënon golin e parë me fanellën e Milanit. Kroati shënoi me një goditje të bukur pranë zonës së penalltisë, pas asistit të marrë nga Saelemaekers.

Në fund të kohës së rregullt, Max Allegri ndëshkohet me karton të kuq për shkak proteste. Kuqeznjtë pretenduan për një penallti të padhënë, por VAR dhe arbitri kryesor i takimit menduan ndryshe.  Milan fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e 5-të me 6 pikë, Bologna renditet në vendin e 13-të me 3 pikë.

SHIKOGOLINEMODRIC

The post “Skuqet” Allegri. Milan i falet Luka Modric dhe fiton ngushtë ndaj Bologna (video) appeared first on Telesport.