Anri Egutidze, xhudist nga Portugalia u s’kualifikua nga gara, për shkak se gjatë ndeshjes i ra telefoni në tokë. Egutidzes i ra telefoni që kishte mbajtur me vete, atë e mori kundërshtari dhe ia tregoi gjyqtarit.
Egutidze kërkoi falje që kishte hyrë në ndeshje me telefon, mirëpo sfida u vendos pro kundërshtarit të tij. Xhudisti tregoi më tej se kishte harruar që të largonte telefonin, pasi e përdorte atë për të dëgjuar muzikë.
Për më tepër shikojeni këtë moment të sikletshëm për xhudistin.