Betis ka arritur një rekord historik në Spanjë: 28 ndeshje radhazi me të paktën një gol të shënuar në La Liga, diçka që nuk ndodhte prej viteve ’30. Seria pozitive filloi nga gjysma e sezonit të kaluar, kur ekipi andaluzian riktheu vazhdimësinë sulmuese dhe u ngjit në pozitat e larta të renditjes.
Ndeshja e fundit ndaj Villarrealit përfundoi 2-2, me Antony që shënoi të dy golat, duke dëshmuar aftësinë realizuese të skuadrës. Që nga 11 janari 2025, kur Betis humbi 1-0 ndaj Valladolid, nuk ka ndalur së shënuari. Përforcimet nga merkatoja dimërore ndryshuan fytyrën e skuadrës, që mbylli sezonin në vendin e 6-të me statistika mbresëlënëse.
Suksesi i vazhdueshëm i sulmit i dedikohet edhe filozofisë së Manuel Pellegrinit, ku kërkimi i golit është prioritet në çdo ndeshje. Tani objektivi i Betis është të vazhdojë këtë trend pozitiv, të konfirmojë potencialin ofensiv dhe të luftojë për një vend në Champions League.
The post Skuadra e Manuel Pellegrini vendos rekord në La Liga, kjo nuk i ndodhte prej 90 vitesh appeared first on Telesport.