“Skenderajasit nuk festuan”, si e priti kjo komunë rezultatin e zgjedhjeve nacionale? (VIDEO)

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të sigurojë një fitore bindëse në Komunën e Skenderajt, duke marrë 77.57 për qind të votave, ose 16,683 vota.

Në vendin e dytë është renditur Lëvizja Vetëvendosje me 16.38 për qind apo 3,523 vota, raporton Klankosova.tv.

 Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 2.54 për qind të votave, gjithsej 546 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 0.96 për qind apo 207 vota, e në fund Nisma Socialdemokrate ka siguruar 0.80 për qind, respektivisht 171 vota.

Këto janë rezultatet nga zgjedhjet nacionale të mbajtura një ditë më parë në Komunën e Skenderajt.

Skenderaj dëshmoi edhe një herë se mbetet bastion i PDK-së, megjithatë, sipas gazetares së Klan Kosovës, Endrita Bajrami, e cila raportoi drejtpërdrejt nga qyteti, mbrëmë nuk ka pasur festë nga asnjë parti politike.

Siç tha ajo, qytetarët e Skenderajt duket se kanë qenë disi të zhgënjyer pas përfundimit të procesit zgjedhor.