Skenderaj vërshon nga qytetarët, mbi 10 mijë njerëz veç paraditen e sotme ngushëlluan familjen Thaçi

Në tre ditët e fundit, Skenderaj është vërshuar nga shqiptarët.

Vdekja e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka bërë që me mijëra qytetarë t’ia mësyjnë kësaj komune, shkruan Demokracia.com.

Në ditën e varrimit ishin me mijëra qytetarë nga gjitha trojet shqiptare.

Dje, në ditën e parë të të pamës, u tha nga komuna e Skenderajt se kanë qenë mbi 20 mijë persona për të ngushëlluar familjen Thaçi.

Radhë të panderprera po vazhdojnë edhe sot.

Personalitete nga fusha të ndryshme, zyrtarë nga çdo parti politike, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina kanë ardhur për të pame ose e kanë ngushëlluar familjen Thaçi përmes telefonit në këto ditë të vështira.

Deri më tani, Gjykata Speciale ende nuk ka dhënë leje që ish-presidenti Hashim Thaçi të vizitojë varrin e babait dhe të jetë pranë familjes së tij për pak kohë.

Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale duke e quajtur padrejtësi./Demokracia.com/