Skenari i ri! Në rast se shkarkohet Alonso, Zidane do të marrë drejtimin e Realit për vetëm 6 muaj?

Në Spanjë janë të sigurt, nëse Real Madrid humbet ndaj Manchester City në Champions League të mërkurën, atëherë Xabi Alonso do të shkarkohet. Edhe pse janë përmendur disa emra si pasues të mundshëm të Xabi Alonso-s, zgjedhja e Florentino Perez duket se është Zinedine Zidane.

Edhe pse francezi pritet të marrë drejtimin e kombëtares së “Gjelave” menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, Perez dëshiron t’i besojë atij drejtimin e ekipit deri në fund të këtij sezoni, sipas raportimeve nga El Chiringuito.

Në rast se nuk gjehet dot gjuha e përbashkët me Zidane, sërish te Real Madrid do ia besojnë stolin dikujt brenda shtëpisë, dhe në kërë bëhet fjalë për Alvaro Arbeloa, i cili aktualisht drejton Real Madrid Castilla.

The post Skenari i ri! Në rast se shkarkohet Alonso, Zidane do të marrë drejtimin e Realit për vetëm 6 muaj? appeared first on Telesport.