Skandaloze: Rekrutët e rinj të FSK-së ushtrojnë me atlete, nuk kanë mbathje ushtarake

Qeveria Kurti në vazhdimësi është mburrur për investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), por faktet e dëshmojnë të kundërt.

Pas skandalit me ushqim, Ministria e Mbrojtjes ka lënë ushtarët e FSK-së pa mbathje ushtarake, raporton “Epoka e re”.

Në faqen zyrtare të FSK-së në “Facebook” është njoftuar se të hënën kanë filluar trajnimin 354 rekrutë të rinj.

Ajo që bie në sy në fotografitë e publikuara nga FSK-ja shihen disa ushtarë të rinj, ku në vend të mbathjeve ushtarake kanë atlete.