Ushtria izraelite vijoi bombardimet intensive në Gaza edhe të mërkurën, në prag të ofensivës së paralajmëruar për të marrë nën kontroll qytetin kryesor të enklavës bregdetare. 123 persona raportohet të jenë vrarë në 24 orët e fundit sipas ministrisë së shëndetësisë, në bilancin më tragjik në një javë.
Kryeministri Benjamin Netanjahu përsëriti idenë, të përmendur me entuziasëm edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, se palestinezë duhet thjesht të largohen.
Ata nuk po dëbohen, por do të lejohen të ikin. Të gjithë ata që janë të shqetësuar për palestinezët dhe thonë se duan ti ndihmojnë, le t’ia hapin dyert dhe të rreshtin moralin ndaj nesh”, ishin fjalët e Netanjahut.
Arabët dhe shumë liderë botërore janë kundër idesë së shpërnguljes së popullsisë në Gaza, diçka për palestinezet do të ishte një tjetër “Nakba”, siç njihet katastrofa, kur qindra mijëra u arratisën ose u detyruan të shpërngulen gjatë luftës së vitit 1948.
Sipas zyrtarëve, ripushtimi i qytetit të Gazës nga Izraeli është çështje javësh. Avionët dhe tanket e IDF bombarduan ashpër zonat lindore të qytetit, me shumë banesa të shkatërruara …tanket rrafshuan një sërë shtëpish edhe në lindje të Khan Junis në jug të Gazës ku të shtënat me armë vranë edhe 9 qytetarë që kërkonin ndihmë.
Ndërkohë 8 persona te tjerë, përfshirë fëmijë kanë vdekur si pasojë e urisë dhe kequshqyerjes duke e çuar totalin në235 mes të cilëve 106 fëmijë. Ministrat e jashtëm nga 24 vende, përfshirë Britaninë, Kanadanë, Australinë, Francën dhe Japoninë thanë me herët se kriza humanitare ka arritur nivele të paimagjinueshme dhe i bëri thirrje Izraelit të lejojë ndihmë të pakufizuar.
Intensifikimi i luftës detyroi kryenegociatorin e Hamasit, Khalil Al-Hayya te takohet me zyrtarë ne Egjipt në përpjekjen për të rigjallëruar bisedimet e paqes. Sipas burimeve të cituara nga Reuters, po diskutohet mundësia e një armëpushimi gjithëpërfshirës që do të parashikonte largimin e Hamas nga pushteti në gaza dhe dorëzimin e armatimeve te grupit. /A2
The post Skandaloze/ Netanyahu: Kush janë të shqetësuar për palestinezët, le t’ia hapin dyert appeared first on Kosovapost.net.