Skandaloze në Kupën e Afrikës. Senegali humbet në tavolinë, Maroku kampion

Në Kupën e Afrikës gjithçka mund të ndodhë, por kësaj here… Dy muaj pas finales që bëri bujë, CAF njoftoi se Gjykata e Apelit ka zbatuar Nenin 84 të rregullores, duke vendosur humbjen në tavolinë të Senegalit. Skuadra kishte braktisur fushën për disa minuta në shenjë proteste ndaj një vendimi arbitral (një penallti e konsideruar e paqenë, që më pas Brahim Diaz e humbi).

Ankesa e Federatës Marokene u pranua dhe trofeu iu dha Marokut me rezultatin 3-0 në tavolinë, edhe pse kishte humbur me penallti. Vendimi surprizoi, pasi komisioni disiplinor e kishte rrëzuar ankesën, por Bordi i Apelit e përmbysi: “Komiteti i Apelit i CAF vendosi sot që, në zbatim të nenit 84, Senegali shpallet humbës në tavolinë në finalen e Kupës së Afrikës ‘Marok 2025’, me rezultatin 3-0 për Federatën Mbretërore Marokene”.

Verdikti shkaktoi polemika, pasi është rast unik. Nuk përfundon këtu, Senegali pritet të apelojë në instanca ndërkombëtare si CAS. “Federata Mbretërore Marokene e Futbollit merr në dijeni vendimin e marrë nga Komisioni i Apelit i CAF-it, – thuhet në një komunikatë të shpërndarë. – FRMF dëshiron të kujtojë se ndërhyrja e saj nuk ka pasur kurrë si qëllim të vërë në diskutim paraqitjen sportive të skuadrave të përfshira në këtë kompeticion, por vetëm të kërkojë zbatimin e rregullores së garës. Federata rikonfirmon angazhimin e saj për respektimin e rregullave, për qartësinë e kuadrit konkurrues dhe stabilitetin e garave afrikane”.

The post Skandaloze në Kupën e Afrikës. Senegali humbet në tavolinë, Maroku kampion appeared first on Telesport.