Sipas informatave të cilat i posedon Fokusi.info, kandidati Xhafer Gashi ka paguar për një sondazh, i cili do të transmetohet sonte në TV Dukagjini, ku pretendohet se ai fiton me 63.5 % të votave!
Gjithmonë sipas burimeve tona si dhe hulumtimeve dhe sondazheve tjera që i posedon Fokusi.info, i njëjti kandidat madje edhe rrezikon futjen në balotazh e lëre më të fitojë në raundin e parë dhe kjo është arsyeja e vërtetë që ai ka paguar për këtë manipulim.
Gjithashtu faqja lokale “Obiliqi Sot” ka publikuar një lajm të ngjashëm, ku flet për manipulimet e këtij sondazhi.
Fokusi.info do të ju mbaj të informuar në vazhdimësi lidhur me këtë lajm.
Ky sondazh i manipuluar ende pa u publikuar është shpërndarë qëllimisht ndër qytetarët e Obiliqit.