Skandaloze, fati i çlirimtarëve në duart e gjykatësit që e zë gjumi

Një skenë e pazakontë është kapur nga kamerat gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare të mbrojtjes së Kadri Veselit.

Kamera e ka rrokur gjyqtarin Christoph Barthe teksa e kapi gjumi e shihet me symbyllur.

Barthe ishte duke dëgjuar fjalët përmbyllëse të avokatit Rodney Dixon në momentin kur e zuri gjumi.

Përveç angazhimit në Speciale, ai është prokuror publik në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Gjermani që nga viti 2010.