Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se deklaratat e ministres Rozeta Hajdari lidhur me aksionin e sotëm të policisë, janë sulm brutal ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.
Tahiri ka thënë se këto deklarata kanë për qëllimin pengimin e hetimeve.
“Deklarata publike e ministres Hajdari se gjoja policia gjatë aksionit ka vepruar në kundërshtim me ligjin për informacionin e klasifikuar, është sulm brutal ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit. Kjo deklaratë është bërë me vetëm një qëllim, atë të pengimit të hetimeve ku subjekt si titullar është vet Hajdari. Vetëm shkarkimi i hapë rrugë hetimit të plotë dhe efikas”, ka thënë Tahiri.