Një konkurs publik, shumë biznese në Kosovë rrallë e përmallë e shohin të publikuar në faqet e institucioneve. Por, pse ndodh kjo?
Në shumë investime publike, ku shpenzohen paratë e taksapaguesve, shpesh përfiton dikush pa meritë dhe vendimi nuk merret nga gara, por nga një ministër, kryetar apo zyrtar publik, kjo bazuar në gjetjet e shoqërisë civile.
Për t’iu shmangur procedurave të hapura dhe ndonjëherë për të zgjedhur “dostat” ose sipas qejfit të vet, disa institucione po përdorin një praktikë të njohur si kontrata me negocim, ose thjesht, kontrata njëburimore.
Çfarë do të thotë kjo?
Kur vetëm një ose disa kompani ftohen drejtpërdrejt nga autoriteti kontraktues, pa njoftim publik e ku “pazaret” bëhen sy më sy, aty garës e konkurrencës së tregut i thuhet lamtumirë.
Megjithatë, kjo metodë është e ligjshme por, jo gjithmonë./KlanKosova













