Dejona Mihali i thotë “pa merak” dhe puna kryhet.
E investuara me pushtet nga Albin Kurti, Dejona Mihali, u tregua sërish të jetë ajo që “rregullon” gjërat se kush-ku-do-të-jetë në institucione dhe ndërmarrje publike.
Faruk Mujka u bë kryeshef i Ndërmarrjes së Ibër-Lepencit, me bekim të Dejona Mihalit, punëkryerje të Artane Rizvanollit dhe miratim përfundimtar të Albin Kurtit.
Gazetari Lirim Mehmetaj nxori mesazhet në WhatsApp mes Mujkës, Mihalit dhe Rizvanollit.
E kundërligjshme, krejtësisht ndërhyrje politike në një proces të shtirur për formal por ku gjërat ishin të paracaktuara, Mujka vendoset Kryeshef nga pushteti ndërsa u premton që do ta përmbushë vullnetik politik të Vetëvendosjes, dhe këtë premtim ia shkruan në WhatsApp, Dejona Mihalit dhe Artane Rizvanollit.
Gazetari Lirim Mehmetaj ka siguruar mesazhet telefonike të Faruk Mujkës se si, kundërligjshëm dhe me ndërhyrje politike nga Vetëvendosje, është emëruar Kryeshef i Ndërmarrjes së Ibër-Lepencit.
Mehmetaj i publikoi bisedat në WhatsApp mes Mujkës, të pushtetshmes informale Dejona Mihali dhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Nga komunikimet sbulohet skema emërimeve krejtësisht politike, dhe në mënyrë të kundërligjshme, edh e militantëve të tjerë në institucioneve. Ministra që ndërhyjnë politikisht dukeabuzuar me pushtetin. Nga komunikimet e Rizvanollit dhe Mihalit kupothet që emërimi i Mujkës kryeshef, përmes konkursit, ishte veç formalitet. Personi veçse ishrte caktuar, politikisht dhe ilegalisht”, tha Mehmetaj.












