Manchester City fitoi Premier League në vitin 2012 me përmbysjen dramatike 3-2 ndaj QPR, falë golit të paharrueshëm të Kun Agüero në sekondat e fundit, që i dha titullin skuadrës së Roberto Mancinit. Gati 14 vite më vonë, arbitri anglez Mike Dean ka rikthyer në qendër të debatit teorinë e “konspiracionit”, që dikur përmendi Wayne Rooney.
Sipas Rooney, lojtarët e QPR “u dorëzuan qëllimisht”, ide që Dean e mbështet. Dean tha për “The Overlap Fan Debate”: “City shënoi për 2-2 dhe QPR thjesht ia ktheu topin menjëherë. Ne mbetëm të hutuar: Çfarë po ndodh? Pse po ua kthejnë topin kaq shpejt?”
Ai shtoi: “Neil Swarbrick tha: Kini kujdes, diçka do të ndodhë. Ishte e dukshme”. Sipas Dean, sapo QPR kuptoi se kishte shpëtuar nga rënia prej Premier League, Jamie Mackie po festonte ndërsa loja vazhdonte. “Daily Mail” publikoi pamje ku QPR, pas golit të barazimit të Dzeko, e rifillon lojën dhe “e dhuron” menjëherë topin, pa bërë asnjë pasim.
Gifted straight to them pic.twitter.com/LqUsP1edT9
— Duke Of Wakefield (@DukeOfWakefield) May 16, 2022
The post Skandal në Premier League; arbitri anglez flet për “konspiracion” në titullin që fitoi Manchester City më 2012 appeared first on Telesport.











