Plas keq në futbollin rumun. Sherr e goditje me shuplaka mes një menaxhereje të njohur të futbollit të këtij vendi dhe trajnerit të Astra.
Gjithçka është filmuar dhe është shpërndarë në rrjetet sociale e media, teksa incidenti është regjistruar në dalje të një hoteli. Anamaria Prodan Reghecampf goditi me shuplakë Dan Alexa.
I pyetur për incidentin, ky i fundit ka dashur të “mbulojë diellin me shoshë”, pasi pamjet filmike kishin marrë dhenë:
“I kam lexuar raportet e gazetarëve në internet. Asgjë nuk ka ndodhur. Folëm për transferime!”
Po cila është Anamaria Prodan-Reghecampf (17 dhjetor 1972)?
” Bëhet fjalë për një agjente të FIFA-s, producente televizive rumune dhe modele.
Ajo ka qenë edhe presidente e CS Buftea dhe FC Snagov, klube të kategorisë së dytë rumune apo drejtore e FC Universitatea Cluj, menaxhere e përgjithshme e FC Gloria Bistrita dhe Concordia Chiajna. /telesport.al/
https://www.youtube.com/watch?v=E8YziBt1D6A