Gjatë protestave në Serbi që u mbajtën fundjavën e kaluar, u arrestuan dhjetëra persona, ndër ta edhe Miguel Angel Beltran Villegas, profesor nga Kolumbia.
Siç ka deklaruar profesori Beltran, i cili kishte ardhur në Serbi për Kongresin e Amerikanistëve, ai është arrestuar për shkak të akuzës për “terrorizëm”, dhe së bashku me të janë ndaluar edhe bashkëshortja e tij, profesoresha Natalia Caruso, si dhe dy fëmijët e tyre të mitur, transmeton Paparaci.
Ky arrestim ka shkaktuar një skandal ndërkombëtar, pasi së shpejti në rrjetet sociale reagoi Gustavo Petro, presidenti i Kolumbisë.

“Ajo që i ka ndodhur profesorit Beltran në Beograd ngjall indinjatën time të plotë. Qeveria e Serbisë duhet t’i shpjegojë Kolumbisë pse po i ndalon intelektualët tanë”, ka shkruar Petro.
Ai ka shtuar se ndalimi i profesorit Beltran tregon ekzistencën e listave në doganat ndërkombëtare, të krijuara sipas bindjeve politike.
“Këto lista të zeza të kolumbianëve të profilizuar sipas bindjeve të tyre politike mund të kenë ardhur vetëm nga qeveria e Kolumbisë dhe përbëjnë një shkelje të qartë të të drejtave të njeriut, e cila duhet hetuar dhe ndalur menjëherë. Për këtë arsye, kundërshtoj çdo transferim të të dhënave biometrike të kolumbianëve te shtete të huaja. Lufta kundër krimit po përdoret si justifikim për të vendosur ndjekje politike”, ka deklaruar Petro.
Autoritetet më të larta në Serbi ende nuk janë prononcuar lidhur me arrestimin e këtij profesori.
The post Skandal diplomatik në Beograd, policia e Vuçiqit ka arrestuar profesorin nga Kolumbia me gjithë familjen e tij appeared first on Kosovapost.net.