S’ka marrëveshje mes Kurtit dhe Limajt, sipas Bahtirit

Takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt, nuk ka rezultuar me ndonjë marrëveshje.

Kështu ka konfirmuar edhe deputeti i VV-së, Agim Bahtiri para se të futej në Kuvend kur një gazetar e pyeti nëse ka ndonjë marrëveshje mes tyre.

“Çka po mendon ti, po a jo?”, pyeti Bahtiri, me përgjigjen e gazetarit i cili tha: “Jo”. Më pas, deputeti vazhdoi më përgjigjen: “Saktë e ki”, njofton Klankosova.tv.

Megjithatë, një takim I radhës pritet të ndodhë mes Kurtit dhe Limaj gjatë ditëve në vijim

The post S’ka marrëveshje mes Kurtit dhe Limajt, sipas Bahtirit appeared first on Kosovapost.net.