S’ka ankesë e as hetim për mërgimtarët që publikuan votat

Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve publikuan në rrjete sociale xhirime duke mbushur fletëvotimet dhe preferencat e tyre politike.

Fotografimi i votës është shkelje ligjore, por askush nuk ka nisur ndonjë hetim për këtë shkelje, raporton Klan Kosova.

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, kanë konfirmuar se në lidhje me këtë çështje nuk kanë pranuar asnjë ankesë për procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.