Situatë e qetë në Prishtinë pas shirave të rrëmbyeshëm

Drejtori i Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka treguar për situatën në kryeqytet pas reshjeve të dendura të shiut.

Në emisionin “Fol me Arin”, Fushtica tha se gjendja në kryeqendrën e Kosovës mund të konsiderohet e qetë, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk kemi probleme të theksuara në qytet, ne kemi kujdestaruar gjatë gjithë natës me ekipet emergjente që i ka në posedim kryeqyteti. Deri më tani mund të themi se gjendja ka qenë e përballueshme në krahasim me komunat e tjera. Si kryeqytet bashkëndjejmë me problemet që i kanë pasur komunat tjera”, tha ai.

Pos tjerash, ai shprehu solidaritet dhe gatishmëri për t’iu dalë në ndihmë qyteteve që kanë hasur në telashe më të mëdha si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.

Derisa në fshatin Prugoc dhe Vranidoll, Fushtica thotë se ka pasur ankesa më të mëdha nga qytetarët, megjithatë sipas tij, gjendja qëndro stabile.

Kujtojmë se gjatë ditës së martë shumë komuna të Kosovës u përballën me vërshime dhe disa familja u evakuuan si pasojë e përmbytjeve.