Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur se situata e zjarreve atje paraqitet e stabile në disa zona, megjithatë 23 vatra aktive vijojnë të jenë problematike.
Ndër zonat më të prekura mbeten Syri i Kaltër në Delvinë, ku ndërhyrja po bëhet edhe me avionin “Canadair”, si dhe Zhapokika në Poliçan, ku një ditë më parë u evakuuan 20 banorë dhe janë në veprim tre helikopterë, përfshirë dy të ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Operacionet më intensive po zhvillohen në Velçan, Tërnovë, Kuç, Brataj dhe në zonën e Malit me Gropa, për shkak të përhapjes së zjarrit dhe terrenit të thyer.
Ndërkohë, shumë nga vatrat në Tiranë, Dropull, Gramsh, Skrapar dhe Berat janë vënë nën kontroll, pas ndërhyrjeve të koordinuara të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura dhe vullnetarëve.
Situata mbetet më e rënduar në zonat malore të Fushë Arrëzit dhe Mirditës, ku për shkak të terrenit të vështirë, zjarret po përparojnë, megjithëse në terren janë angazhuar mbi 150 forca.
Sipas A2CNN, Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
The post Situata nga zjarret pjesërisht stabile në Shqipëri, 23 vatra ende aktive appeared first on Kosovapost.net.